Mustafa: E ulët ajo që Kurti tha për Osmanin, s’kam pasur sjelljeje të shkopit ndaj saj

21 prill 2020 | 14:54

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka quajtur të ulët deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka thënë se ai “po e përdor shkopin e tij më shumë për të goditur zonjën Osmani se sa për të ecur më të”.

“Është e ulët të thuhet për një grua, një nënë të fëmijëve, që dikush po e sulmon me shkop. Raportet me të janë të mira dhe mbesin të mira, pa marrë parasysh mocionin e mosbesimit dhe koalicionin. Asnjë rast s’kam manifestuar sjellje të shkopit apo agresive për të cilat Kurti apo dikush tjetër mund t’i vë në emrin tonë”, ka thënë Mustafa.

Kurti, në pyetjen se a do të hynte më në koalicion më LDK-në, ka thënë se kjo do të ndodhte veç nëse partia reformohej.

“Nëse do të kishte ndryshim në udhëheqjen e LDK-së qoftë për nga kursi, qoftë për nga personalitet do të ishte e mundshme një gjë e tillë, mirëpo siç është tani nuk mund të them se ka bashkëpunim nëse mbështetet presidenti. Nëse kryetari i LDK-së e përdor shkopin e tij më shumë për të goditur zonjën Osmani se sa për të ecur më të”, ka thënë ai te Çim Peka në “TV Syri”.

Ndërkaq, sa i përket dhënies së mandatarit LDK-së nga presidenti Thaçi, Mustafa ka thënë se nuk ka asgjë të re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është suspenduar nga detyra drejtori i Burgut të Sigurisë së…