
Mustafa i LDK-së: E vetmja zgjidhje për të dalë nga ngërçi është qeveria e unitetit
09 qershor 2025
| 11:52
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, ka thënë se zgjidhja e vetme në këtë situatë, është qeveri e unitetit.
Ai ka thënë se LDK-ja nuk insiston për ta udhëhequr këtë qeveri.
“E vetmja zgjidhje që mund të ketë Kosova për të dalë nga ky ngërç, është qeveria e unitetit, me afat të caktuar, dhe me agjendë të caktuar. 15 pika që do të propozohen. LDK-ja në qeverinë e unitetit nuk insiston ta udhëheqë, natyra e saj, qeveri e unitetit, insiston, obligon figurë të unitetit, që na bashkon të gjithëve”, ka thënë Mustafa.