Mustafa i LDK-së i kundërpërgjigjet LV-së: Propozoni me PDK-në tre emra për president

25 prill 2026 | 13:01

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i është përgjigjur sot Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me ofertën që i kanë bërë Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për propozimin e tre emrave jopartiakë për president.

Mustafa në një postim në Facebook i ka kërkuar LV që së bashku me PDK-në që të propozojë tre emra për president.

“Unë i ftoj LV-në dhe PDK-në që së bashku të propozojnë 3 emra për President, kandidatë jashtë skenës aktuale politike.

Së bashku do ta zgjidhnin Presidentin me lehtësi me 88 vota (LVV 66 + PDK 22). Për shkak të afateve kushtetuese, i pres deri nesër në mesnatë”, shkruan Mustafa.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër,…