Mustafa i PDK-së për raportin e DASh-it: Ky është rezultati i propagandistëve që nuk lanë gjë pa bërë

23 prill 2024 | 14:58

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka reaguar ndaj raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023, i cili ka konstatuar korrupsionin e qeverisë Kurti.

Ai ka vlerësuar se gjetjet e këtij raporti janë shqetësuese për Kosovën.

Mustafa ka thënë se raporti i DASh-it shtë rezultati i propagandistëve të pushtetit.

“‘Korrupsion serioz qeveritar’, po thotë Departamenti i Shtetit të ShBA-së për Kosovën! Ky është rezultati i propagandistëve që nuk lanë gjë pa bërë për të ushqyer shpresa të rrejshme deri sa erdhën në pushtet”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edward Joseph, profesori i Universitetit “John Hopkins, e ka lëvduar…