Mustafa: Jemi të hapur ta diskutojmë futjen e PDK-së në Qeveri

21 nëntor 2020 | 20:38

Shefi i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për për përfshirjen e mundshme të PDK-së në Qeveri, dhe çështjen e presidentit të ri që duhet të zgjidhet në afatin kushtetues.

Mustafa ka thënë se Kuvendi është bërë jofunksional dhe sipas tij më së paku po i përngjan organit ligjvënës e shumë më tepër një teatri me shfaqje të këqija për publikun.

“Kuvendi është bërë jofunksional. Ai më së paku po i përngjan organit ligjvënës e shumë më tepër një teatri me shfaqje të këqija për publikun. LVV është tepër agresive dhe me këto sjellje paraqet rrezik permanent për skena të dhunës. Po shërbehet me gjuhë ofenduese dhe provokuese, si ndaj Kryeministrit ashtu edhe ndaj deputetëve të LDK-së. Është e papranueshme që të merren shkas të pagjetur për përplasje dhe përfitime politike”, tha Mustafa në një intervistë për telegrafi. com.

Lidhur me postin e presidentit, Mustafa ka thënë se një marrëveshje e subjekteve politike duhet të arrihet, tani ose pas zgjedhjeve.

Ai tha se nuk ka vota për President pa një marrëveshje, sepse asnjë parti parlamentare dhe asnjë koalicion nuk ka dhe nuk do të ketë vota të mjaftueshme për të përmbushur procedurat e zgjedhjes së Presidentit.

“Vlerësoj se është më mirë të bëjmë një marrëveshje të mirë tani, sesa të futemi në një cikël i cili, pas zgjedhjeve, na sjell në të njëjtin vend”.

Por, a është LDK pro zgjedhjeve të reja parlamentare?

“E vlerësojmë se zgjedhjet në këtë situatë pandemie nuk do duhej të mbahen. Por, në qoftë se nuk pajtohemi për Presidentin, do të pajtohemi për zgjedhje”, shtoi Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biden tashmë ka nxjerr emrat e parë të stafit, dhe…