Mustafa: Kurti mund ta vazhdojë punën me ministrat e LDK-së

26 mars 2020 | 09:25

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot, pas rrëzimit të mbrëmshëm të qeverisë, ka thënë se nuk do t’i tërheqë njëanshëm ministrat e LDK-së nga qeveria në dorëheqje, as zëvendësministrat.

“Në kohën kur po ballafaqohemi me pandeminë COVID 19, si kryetar i LDK-së nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në qeverinë në dorëheqje”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.

Ai ka thënë se mbetet në vullnetin e kryeministrit në detyrë nëse do të vazhdojë të punojë me ta.

“Pasi që koalicioni LV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi, me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e kryeministrit në detyrë, z. Kurti, se a do të vazhdojë të punojë me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëjë veprime të tjera ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka njoftuar se…