Mustafa: Meritorë janë deputetët që përkrahën rezolutën për ndalimin e lojërave të fatit

22 mars 2019 | 19:22

Isa Mustafa ka përgëzuar grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe grupet tjera parlamentare për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për ndalimin e lojërave të fatit.

“Janë meritorë të gjithë deputetët që përkrahën rezolutën. Në këtë frymë, në vend të lojërave të fatit, të zhvillojmë një iniciativë të përbashkët për hapje të vendeve të reja të punës në prodhim, tregti, shërbime. Një program ekonomik që gjeneron punësim. Fati ynë buron në punën tonë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me…