Mustafa: Në vitin 1982 Kosova humbi tre kolosë të luftës për liri

17 janar 2020 | 16:40

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka përkujtuar veprimtarët Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Ai ka thënë se populli i Kosovës do t’i nderojë gjithmonë këta tre veprimtarë të shquar të kombit.

“Më 17 janar 1982, Kosova humbi tre kolosë të lëvizjes për liri, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Ata u vranë në përpjekje për ta shuar luftën epike të popullit të Kosovës për çlirim. Jusufi, Bardhoshi e Kadriu janë heronj të Kosovës, e idealet e tyre triumfuan mbi qëllimet kriminale të atyre që i vranë. Kosova ka humbur shumë gra e burra të shkëlqyeshëm, patriotë e intelektualë, gjatë dekadave të luftës për liri. Por, synimet e tyre për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur u jetësuan. Populli i Kosovës do t’i nderojë përjetë figurat dhe vlerat e tij kulmore, që vunë bazat e shtetit tonë demokratik”, ka thënë Mustafa.

/Epoka e re/

Image may contain: 3 people, text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i emigrantëve nga Turqia që hyjnë në Evropë është…