Mustafa ngushëllon familjen Zherka

16 qershor 2019 | 12:13

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime familjes Zherka, me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit Lekë Zherka.

“Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit tonë të njohur Lekë Zherka, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Zherka, bashkëpunëtorëve të tij në TV21, KTV, Radio Kosovë dhe gjithë miqve të tij. Leka la gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë tonë por edhe kujtimet më të mira për ata që e njohën. Si njeri i guximit dhe parimeve do të mbetet gjatë në kujtesën tonë”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peza ishte ndalesa e radhës e kandidatit të “Aleancës për…