Mustafa për LV-në: Rrezikojmë të marshojmë me shallat e kuq si në revolucionin kulturor kinez

10 shkurt 2021 | 10:50

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka reaguar për vendosjen e shamive të kuqe nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ,duke e bërë një krahasim me Revulucionin Kulturor Kinez.

Mustafa ka thënë se “Vetëvendosja duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë”, duke shtuar se shteti i Kosovës është bërë me ShBA-të dhe partnerët evropianë.

“Nuk jam i sigurt se qytetari është i informuar se çfarë paraqesin shallat e kuqe të lidhura në drunjtë e Prishtinës, dhe jo vetëm aty, për të ardhmen e vendit. Çfarë është simbolika dhe mesazhi i marsheve në sheshet e qytetit tonë? Çfarë është Republika e Tretë? Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe me partnerët tanë evropian, të zotuar për demokracinë perëndimore. Ndërkaq, VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë. Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më tutje, ai ka thënë se vota e 14 shkurtit është përgjegjësi ndaj shtetit tonë.

“Vota është shprehje e vullnetit politik, e bindjeve por edhe e perceptimit. Vota është vendimmarrje e qytetarit. Për të marrë vendim, element themelor është informata”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellët, ofrimin e…