OAK vazhdon të punoj për ndërlidhjen e të rinjëve me tregun e punës

10 shkurt 2021 | 10:36

Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellët, ofrimin e këshillave profesionale, angazhimit të studentëve të A.U.K në praktika profesionale pranë bizneseve anëtare të OAK-së, bashkëpunimit edhe në fusha tjera, krahas fushave dhe veprimtarive që ushtrojnë të dyja subjektet është finalizuar marrëveshja e bashkëpunimit në mes Odës së Afarizimit të Kosovës dhe Universitetit Amerikan në Kosovë (A.U.K).

“Oda e Afarizmit të Kosovës dhe Universiteti Amerikan në Kosovë (A.U.K) përmes këtij Memorandumi të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit, pajtohen që të krijojnë partneritet me qëllim të shkëmbimit dhe ofrimit të këshillave profesionale për bizneset në fushën e inxhinierisë mekanike. OAK, me nënshkrimin e këtij memorandumi ritheksoi se këto bashkëpunime do të implementohen në praktikë duke krijuar lehtësira për studentët, që krahas pjesës teorike që do ta mësojnë në Univeristet  do ta kenë mundësinë që t’a përvetësojnë edhe pjesën praktike”, është thënë në komunikatën e OAK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FARUK TASHOLLI Ai atje në turrë të druve I mbuluar…