Mustafa: Për zgjedhjen e presidentit të ri duhet të ketë marrëveshje

09 nëntor 2020 | 18:20

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit duhet të ketë një marrëveshje, e cila siguron përkrahje të gjerë dhe 80 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Ne jemi në një situatë ku presidentin e kemi në Hagë. E kemi shefin e partisë më të madhe atje. Kjo duhet ta ketë vëmendjen tonë. Lufta e UÇK së ka qenë e pastër dhe në duhet ta mbrojmë atë luftë. Është e drejtë që të kandidojnë anëtarët e tyre por neve na nevojitet një marrëveshje që siguron përkrahje e vota më Kuvend”, tha Mustafa.

Këto komente Mustafa i ka bërë pas takimit me Grupin Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mërkurën,…