Mustafa përfundon dëshminë në Hagë: E rëndë ndjesia të keni përballë bashkëluftëtarët me akuza aq të padrejta

18 korrik 2023 | 12:35

Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka njoftuar se ka përfunduar dëshminë në Hagë. Mustafa, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se ‘shumë e rëndë ndjesia të keni përballë bashkëluftarët me akuza aq të padrejta’.

“Sapo përfundova dëshminë time në Hagë, e rëndë shumë e rëndë ndjesia të keni përballë bashkëluftarët me akuza aq të padrejta”, shkroi Mustafa.

“Nuk ka relativizim të fajit, Ky relativizim sa i pamoralshëm po aq i palogjikshëm, përfundoi me një kategorizim absurd dhe cinik: ata që sulmonin, ata që masakronin, ata që zbatonin strategjinë e tokës së djegur, ata që e pastronin etnikisht një territor të huaj, ata që ishin në tokë të huaj”.

Ai thekoi se ‘ata me po aq zell vazhdojnë ta zbulojnë fajin e të tjerëve, ndërkohë që nuk distancohen nga krimet që ka bërë një regjim’.

“Rrugën e relativizimit të fajit e ndjek politika serbe e mbështetur nga Rusia, madje edhe drejtuesit më të moderuar të partive politike dhe të shtetit”.

“Ata me po aq zell vazhdojnë ta zbulojnë fajin e të tjerëve, ndërkohë që nuk distancohen nga krimet që ka bërë një regjim, një shtet, njerëz konkretë në kohë dhe hapësirë të caktuar”.

“Asnjë shpifje kundër të tjerëve, veçmas UÇK-së, asnjë̈ imputim nuk mund ta zhbëjë katrahurën që shkaktoi politika kriminale e një regjimi, i cili duke indoktrinuar të tjerët e indoktrinoi veten, siç shihet, përjetësisht”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ligës së Parë, FC Phoenix është përforcuar me…