Mustafa përkujton avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij

25 mars 2019 | 14:03

Në 20-vjetorin e vrasjes së avokatit Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij Kastriotit dhe Kushtrimit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se Bajram Kelmendi ishte veprimtar i lirisë dhe pavarësisë në Kosovë.

“Sot, po bëhen 20 vite kur regjimi kriminal serb i kidnapoi më pas i ekzekutoi, avokatin më të dalluar të Kosovës Bajram Kelmendin dhe dy djemtë, Kastriotin dhe Kushtrimin. Bajram Kelmendi ishte veprimtar i lirisë dhe pavarësisë në Kosovë. Ai ishte nismëtar i lëvizjes së njohur për pajtimin e gjaqeve. Bajrami në kohë të vështira bëri një punë kolosale, me fakte juridike punoi shumë për denoncimin e krimeve të luftës nga regjimi serb. Aktakuzat e para ndaj Sllobodan Millosheviqit dhe ofrimi i të gjitha fakteve për Tribunalin e Hagës ishte aktivitet i Bajram Kelmendit”, ka thënë Mustafa.

“Bajram Kelmendi po ashtu la gjurmë të pashlyeshme si aktivist dhe kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Familja Kelmendi me veprën sublime dhe aktivitetin e tyre politik dhe atdhetar do të përkujtohen gjithmonë. Lavdi jetës dhe veprës së avokatit Bajram Kelmendi. Lavdi për djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin”, ka deklaruar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e U17 e Kosovës në futboll e ka nisur…