Mustafa përkujton kolonelin Ahmet Krasniqi 

21 shtator 2020 | 11:06

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi, në 22-vjetorin e vrasjes së tij. 

“Sot shënohet 22-vjetori i vrasjes së ish-Ministrit të Mbrojtes, Kolonel Ahmet Krasniqit.  Ahmet Krasniqi, ministri i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ishte një personalitet i veçantë, ai radhitet në plejadën e patriotëve që nuk kursyen as jetën për lirinë e vendit”.

“Sot e kujtojmë intelektualin e pashoq, atdhetarin e shquar dhe Heroin Ahmet Krasniqi. Kolonel Krasniqi posedonte dijen, urtësinë politike dhe përgatitjen e nevojshme ushtarake, trinom i cili e formësonte karakterin e tij kompleks”, ka thënë Mustafa.

Lideri i LDK-së, ka theksuar se Ahmet Krasniqi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare dhe fillet e krijimit të formacioneve të para shtetërore.  

“Aktiviteti i tij kombëtar siç duket iu pengoj qarqeve anti-shqiptare, duke e ekzekutuar në mënyrë misterioze në datën e 21 shtatorit të vitit 1998, nga njerëz që ishin kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. 

Për Lidhjen Demokratike e Kosovës, familjarët, miqtë dhe të gjithë që e njohën tash e sa vite por edhe për shtetin e Kosovës mbetet plagë e hapur vrasja e tij tinëzare”.

“Prandaj, autorët e krimit duhet të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Organet e drejtësisë duhet të punojnë shumë deri në zbardhjen e rastit. Lavdi jetës dhe veprës së Kolonel, Ahmet Krasniqit”, ka deklaruar Mustafa.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës miratoi plotësim-ndryshimin e Projektligjit për Lirinë Fetare,…