Mustafa premton përkrahje për agrobizneset vendore

13 shkurt 2020 | 18:28

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, priti në një takim përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, të cilët i ka njoftuar me disa nga prioritetet e ministrisë në kuadër të programeve mbështetëse për agrobizneset për vitin 2020.

 Ministri Mustafa, ka treguar se MBPZhR-ja, përmes programeve mbështetëse për agrobizneset vendore, synon rritjen e prodhimtarisë bujqësore, zëvendësimin e importit dhe rritjen e eksportit të këtyre produkteve, si dhe përmirësimin e aftësive konkurrueseve të agrobizneseve.

Ai i ka falënderuar përfaqësuesit e kësaj ode dhe ka konfirmuar gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të agrobizneseve.

Nga ana tjetër, kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, e uroi ministrin për detyrën e re dhe e falënderoi për gatishmërinë e tij për bashkëpunim. Po ashtu, ai e ka njoftuar ministrin për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e agrobizneseve në vend.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, aktualisht zyrtarë i lartë i…