Mustafa: Serbia së pari duhet t’i njohë kufijtë e Kosovës, pastaj flasim për korrigjim

17 shtator 2018 | 20:26

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas mbledhjes dyorëshe të kryesisë së kësaj partie, tregoi se në këtë mbledhje kanë biseduar për temat aktuale në vend, derisa theksoi që çështja e dialogut duhet të jetë rezultat i të gjitha partive.

“Po mendojmë t’i orientojmë politikat tona në disa fusha të rëndësishme. Është problemi i qeverisjes së vendit dhe cilësia e kësaj qeverisje, është dialogu me Serbinë. Janë çështjet e tjera që kemi diskutuar sot edhe për shndërrimin e Forcave të Kosovës në ushtri, por edhe për kujdesin e LDK-së për cilësinë e jetës së qytetarit”, ka deklaruar Mustafa.

Lidhur me çështjen e korrigjimit të kufijve, Mustafa bëri të ditur se LDK-ja është kundër, pasi sipas tij, nuk është e definuar se cilët kufij do të korrigjohen.

“Ne jemi kundër korrigjimit të kufijve, sepse nuk është as e definuar se cilët kufij do të korrigjohen. Le të na pranojë Serbia shtet me këta kufij, dhe më vonë mund të flasim për korrigjime që neve na konvenojnë. Kjo nuk do të thotë që nuk kemi interes për qytetarët e Preshevës. Ne do t’i përkrahim, mirëpo këtë kohë do të flasim për Kosovën”, ka deklaruara Mustafa.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
​Kryetari i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i…