Mustafa takohet me Apostoloven, diskutojnë për situatën politike në vend

21 maj 2019 | 16:47

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka pritur në takim përfaqësuesen shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Sipas komunikatës për medie të LDK-së, temë diskutimi e këtij takimi ka qenë situata aktuale politike në Kosovë.

“Kryetari Mustafa e ka njoftuar znj. Apostolova për qëndrimet e LDK-së për proceset në të cilat po kalon Kosova. Gjithashtu kryetari Mustafa e ka falënderuar BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese”, është thënë në komunikatën e LDK-së.

Ndërkohë shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova ka falënderuar kryetarin Mustafa për mikpritjen si dhe ka inkurajuar LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

I pranishëm në takim ishte edhe anëtar i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Michal Roth, ministri i Shtetit gjerman për Evropën në Ministrinë…