Mustafa takon shefen e EULEX-it, flasin për situatën aktuale në Kosovë

11 korrik 2019 | 11:45

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka pritur në një takim përshëndetës shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou, me të cilën ka diskutuar për situatën aktuale në vend, me theks të veçantë për drejtësinë në Kosovë.

Mustafa e ka falënderuar Papadopoulou për përkushtimin dhe angazhimin e saj në zhvillimin dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.

Ndërsa, Papadopoulou e ka falënderuar kryetarin Mustafa gjatë kohës sa ishte kryeministër i Kosovës dhe tashmë si shef i opozitës për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për një shtet ligjor dhe funksional.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka iniciuar procedurë gjyqësore ndaj…