Mustafa thërret anëtarësinë e LDK-së dhe qytetarët që të bëhen gati për zgjedhje

23 nëntor 2018 | 18:51

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë një konference për media ka thënë se nga nesër do të nisin aktivitetin e tyre nëpër struktura, për zgjedhjet e reja.

“Si LDK konsiderojmë se nga nesër duhet të hyjmë në procesin për zgjedhjet e reja dhe do ta shtrijmë aktivitetin tonë në anëtarësi dhe qytetarë”, ka thënë Mustafa pa mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

“Ne do t’i bëjmë ofertë qytetarit për zhvillim ekonomik dhe shtet ligjor. Këtë shtet duhet ta ruajmë në këta kufij. Do të luftojmë për shtetin tonë. Si LDK jemi në gjendje të bëjmë gjithçka që Kosova të ruhet”, ka thënë Mustafa.

Ai ka ripërsëritur qëndrimin e partisë se kufijtë nuk duhet të ndryshohen, as të korrigjohen, as të ketë shkëmbim territorial me Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorët e rendit komunal të Prishtinës për të tretën ditë…