Në kryeqytet vazhdon aksioni për largimin e mallrave serbe me mbishkrime antikushtetuese

23 nëntor 2018 | 17:16

Inspektorët e rendit komunal të Prishtinës për të tretën ditë më radhë, kanë vazhduar aksionin për largimin e mallrave të importuar nga Serbia që i drejtohen Kosovës si “Kosove dhe Metohi”, “Kosovo Unmik”, “Kosovo 1244”, “Kosove Rezoluta 1244”, si dhe me emërtime të tjera në kundërshtim me emrin kushtetues të shtetit tonë.

Gjithashtu, janë larguar edhe mallrat që si adresë kanë një qytet të caktuar, e jo Republikën e Kosovës.

Aksioni do të vazhdojë nëpër secilën pikë të shitjes brenda territorit të kryeqytetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Rrustem Berisha,…