Nait Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

18 qershor 2026 | 12:08

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit në listën e PDK-së, ka marrë besimin e 17.617 qytetarëve. Megjithatë, ky numër votash nuk ka qenë i mjaftueshëm për t’i siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Pavarësisht rezultatit, Hasani ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë qytetarët që e mbështetën dhe i qëndruan pranë gjatë fushatës, përballë sfidave, pengesave dhe kundërshtive që, sipas tij, u shfaqën edhe brenda vetë partisë.
Falënderimi i plotë i Nait Hasanit:
“Të dashur qytetarë të Kosovës, anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike të Kosovës,
Nga zemra ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen që ma dhatë në këto zgjedhje, duke më besuar 17.617 vota. Ky rezultat për mua nuk është vetëm një numër, por një përgjegjësi e madhe dhe një nder i veçantë.
Falënderimi im i sinqertë shkon për secilin qytetar që më votoi në çdo cep të Kosovës, si dhe për çdo anëtar e simpatizant të PDK-së që qëndroi pranë meje, pavarësisht sfidave, pengesave dhe kundërshtive që u shfaqën edhe brenda vetë partisë.
Këto vota dëshmojnë se besimi i qytetarëve nuk ndërtohet me pazare e intriga, por me punë, qëndrueshmëri, besnikëri dhe përkushtim ndaj idealeve kombëtare e demokratike.
Unë mbetem i përulur para këtij besimi dhe ju siguroj se do të vazhdoj të jem zëri juaj, duke mbrojtur vlerat për të cilat kemi sakrifikuar ndër breza: lirinë, shtetin dhe dinjitetin e qytetarit tonë.
Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit.
Kjo është fitorja juaj.
Me respekt dhe falënderim të thellë,
Nait Hasani
18 qershor 2026”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas diskutimeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale lidhur me…