Mustafa thotë se Veseli e Haradinaj po bëhen pjesë e projektit për ndarjen e veriut

29 nëntor 2018 | 12:40

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe disa ministra janë duke u bërë pjesë e projektit për ndarjen e veriut.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se presidenti Hashim Thaçi nuk është i vetëm në idenë për korrigjimin e kufijve.

“Institucionet e vendit nuk po sillen me përgjegjësi ndaj gjendjes së krijuar në veri të vendit. Sjellja, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe të Kuvendit, pa marrë parasysh se çfarë deklaron kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe disa ministra, po bëhen pjesë e projektit të ndarjes së veriut të Kosovës. Po shihet qartë se presidenti nuk është vetëm në idenë e tij për korrigjim të kufijve. Është e papranueshme që për efekte populliste e të fushatës të rrezikohet integriteti territorial dhe ushtrimi i pushtetit në terë territorin e vendit. Institucionet e tilla të papërgjegjshme duhet të japin dorëheqje dhe të shpërndahen”, ka shkuar Mustafa.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka inauguruar Qendrën…