Mustafa viziton bujqit e prekur nga dëmet e breshrit 

06 gusht 2020 | 18:52

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vizituar sot fermerët e komunave të prekura nga dëmet e breshrit dhe reshjeve të fundit të shiut në vendin tonë.

Mustafa, në vizitë tek fermerët e Komunës së Pejës, Istogut, Deçanit dhe Junikut, është shoqëruar nga kryetarët e këtyre komunave, ku kanë parë nga afër gjendjen e bujqve në sektor të ndryshëm të bujqësisë, pas dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

“Gjatë ditës së sotme, i shoqëruar nga kryetarët e komunave, vizitova fermerët e prekur nga dëmet e breshërit dhe reshjeve të fundit të shiut në Pejë, Istog, Junik dhe Deçan. Komunat do të formojnë komisione që do të bëjnë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve nga breshëri, të cilat do të kompensohen brenda mundësive buxhetore të ministrisë duke u bazuar në listat e përpiluara nga këto komisione komunale”, ka shkruar Mustafa në profilin e vet në “Facebook”.

A.M /Epoka e re

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Plavë, 6 gusht (ER) - Kryeministri i Malit të Zi,…