Mustafi, afër rikthimit në Serie A

08 shkurt 2024 | 10:29

Ish-mbrojtësi i kombëtares gjermane, Shkodran Mustafi, është pranë rikthimit në Serie A.

Interesim për 31-vjeçarin ka shprehur Salernitana, i cili drejtohet nga ish-futbollisti i njohur italian, Filipo Inzaghi.

Ai është pa skuadër që nga vera, kur edhe i dha fund aventurës së tij me Levanten.

Klubi italian ditë më parë ka nënshkruar edhe me mbrojtësin tjetër gjerman, Jerome Boateng.

Futbollisti me origjinë shqiptare e njeh ligën italiane pasi që më parë ka luajtur me Sampdorian.

Shkodran Mustafi, pritet të nënshkruan një kontratë deri në fund të sezonit, me mundësi të zgjatjes edhe për një sezon nëse ky performon mirë dhe klubi i arrin objektivat për mbijetesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izet Abdyli Bora e bardhë si një jorgan kishte mbuluar…