
Mustafi, afër Schalke 04
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, është afër rikthimit në Gjermani, por kësaj radhe në Bundesligë. 28-vjeçari nuk është në planet e Mikel Artetas dhe largimi i tij nga Arsenali duket shumë afër.
Ish-futbollisti i të rinjve të Hamburgut është në bisedime me Schalken dhe transferimi mund të kompletohet sot.
Nëse ndodhë kjo lëvizje, atëherë Mustafi do t’i bënte një favor edhe Liverpoolit, pasi që kampioni në fuqi anglez është duke kërkuar qendërmbrojtësin e Schalkes, Ozan Kubak.
Dhe, sipas raportimeve, klubi gjerman do lejojë largimin e 20-vjeçarit në momentin që arrin marrëveshje me një tjetër qendërmbrojtës.
Bisedimet mes palëve janë duke vazhduar, teksa sot mund të kemi edhe zyrtarizime të këtyre transferimeve, pasi që është dita e fundit e afatit kalimtar.