
Myftiu Tërnava priti në takim deputetin Berisha
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, priti në takim një delegacion nga Partia Liberale Egjiptiane (PLE), të kryesuar nga deputeti Veton Berisha.
Myftiu Tërnava i njohu ata me punën e BIRK-ut dhe organizimin e jetës fetare në Kosovë. “Myftiu shprehu mirënjohje për komunitetin egjiptian, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në ndërtimin e bashkëjetesës dhe harmonisë ndëretnike, e cila i bën nder sot vendit tonë në botë. Myftiu po ashtu tha se bashkëpunimi me komunitetet në Kosovë është shumë i mirë. “Është fakt se si çdo komunitet tjetër, edhe egjiptianët e Kosovës ballafaqohen sot me sfida e probleme të ngjashme”, ka thënë Tërnava, thuhet në njoftimin e BIK.
Nga ana e tij, deputeti Veton Berisha, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen, duke theksuar se komuniteti egjiptian ka pasur mbështetjen e Myftiut Tërnava në sfidat me të cilat ballafaqohet ky komunitet. Sipas tij, Kosova mbetet një vend ku respektohen komunitetet pakicë.