Myftiu Tërnava shpërndan dhurata për fëmijët në QKUK

21 gusht 2018 | 14:52

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim Tërnava, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka bërë shpërndarjen e dhuratave për 250 fëmijë të cilët janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Tërnava ka thënë se kanë vendosur t’i vizitojnë fëmijët në mënyrë që sadopak t’i sjellin buzëqeshjen në fytyrat e tyre.

Sipas tij, BIK-u ka mundësi dhe potencial që edhe në të ardhmen të ndihmojë këtë spital dhe spitalet tjera.

Ai ka bërë me dije se do të vizitojë edhe SOS fshatin në Prishtinë, ku do të ndajnë disa ndihma për fëmijët që jetojnë në atë fshat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombet e Bashkuara janë duke pritur për “qasje efektive” në…