Myftiu Tërnava takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë dhe tolerancën fetare

16 dhjetor 2019 | 11:49

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim Tërnava, ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Michele Risi.

Pasi i ka dëshiruar mirëseardhje komandantit të KFOR-it, Tërnava i ka uruar atij sukses në detyrën dhe përgjegjësinë që ka marrë.

Më tutje, Tërnava e ka njoftuar gjeneralmajor Risin me zhvillimin e jetës fetare në Kosovë dhe me institucionet e BIK-ut, duke potencuar se organet e kësaj bashkësie vazhdimisht janë të përkushtuar për një Kosovë, qytetarët e së cilës të bashkëjetojnë në dashuri e harmoni ndërfetare e tolerancë, të cilën tashmë e kanë kultivuar prej shekujsh.

Po ashtu, myftiu Tërnava ka theksuar respektin dhe mirënjohjen që gëzojnë forcat e KFOR-it të të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në këtë kontekst, myftiu Tërnava ka thënë se kanë ndërtuar traditë të marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit me KFOR-in.

Ndërsa komandant i ri i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Michele Risi, ka falënderuar myftiun Tërnava për pritjen e ngrohtë dhe për angazhimin e tij personal dhe të Bashkësisë Islame që udhëheq në mbajtjen dhe kultivimin e vetëdijes për paqen, për harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe për bashkëjetesën qytetare.

Ai ka thënë se NATO në Kosovë është e përkushtuar për të krijuar siguri për të gjithë qytetarët dhe se misioni i saj si një forcë e besueshme për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.

/Epoka e re/

Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme i…