Myftiu Tërnava: Ushtria është garanci për paqen dhe sigurinë e Kosovës

26 dhjetor 2018 | 16:05

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha, ka pritur të mërkurën në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiun Naim Tërnava.

Fillimisht Tërnava ka përgëzuar Berishën për formimin e ushtrinë, e cila siç ka thënë ai “është garanci e fortë për paqen dhe sigurinë e vendit tonë dhe rajonit”.

Ai ka thënë se BIK-u do të vazhdojë të kontribuojë për forcimin e ushtrisë. “Zoti ju ndihmoftë në rrugën tuaj për ndërtimin e kapaciteteve të plota ushtarake. Na ka gëzuar pa masë edhe përkrahja e miqve tanë ndërkombëtarë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe miqtë tjerë të shtetit tonë”, është shprehur Tërnava.

Ndërsa ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka falënderuar myftiun Tërnava për vizitën, duke thënë se kjo vizitë është shumë domethënëse për FSK-në dhe do t’i shërbejë zhvillimit dhe ecjes përpara të proceseve shtetformuese.

Në këtë kontekst, Berisha ka thënë se BIK-u është shumë i rëndësishëm për paqen dhe sigurinë në Kosovë.

Ministri Berisha ka theksuar se ushtria e Kosovës do të jetë forcë paqësore që do t’iu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Unai Emery shpreson të sjellë në “Emirates” gjashtë afatit…