Myftiu Tërnava viziton fondacionin “Sheik Zayed Al Nahjan”

12 dhjetor 2019 | 18:46

Gjatë qëndrimit në Abu-Dhabi, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, vizitoi fondacionin “Zayed bin Sulltan Al Nahjan për bamirësi dhe humanitet”, ku u prit nga drejtori gjeneral, Hamed Salem bin Kerdov Al Amiri.

Nikoqiri falënderoi myftiun Tërnava për vizitën duke theksuar se e çmon lart këtë vizitë dhe e vlerëson shumë bashkëpunimin me BIRK-un.

Nga ana e tij, myftiu Tërnava falënderoi nikoqirin për mikëpritjen dhe e njohu me prosperiterin dhe zhvillimet në Kosovë duke theksuar nevojën e përkrahjes së zhvillimit të Kosovës në fusha të ndryshme.

Gjatë takimit, të dy palët u dakorduan për thellim të bashkëpunimit, veçmas në realizimin e projekteve vakëfore për nevoja të BIRK-ut.

Gjithashtu Myftiu Tërnava falënderoi nikoqirin për perkrahjen e EBA-së për ndërtimin e spitalit të Vushtrrisë, si dhe për realizmin e projekteve të tjera në fusha të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Hisen Berisha, ka thënë se…