Myrto Uzuni drejt Serie A, flet edhe për Evropianin e për Botërorin

19 janar 2026 | 15:24

Viti 2026 është një ndër vitet më të rëndësishme për kombëtaren kuqezi ku do të luajë më 26 mars ndeshjen e “play-off”-it të Botërorit për herë të parë në histori duke pasur ende shans për t’u kualifikuar për në fazën finale.

Mes protagonistëve të këtyre eliminatoreve të Botërorit të vitit të shkuar ishte Myrto Uzuni.

Për herë të parë, si lojtarë i kampionatit amerikan, i cili është pushim në këtë periudhë dimërore në Evropë, i ka dhënë mundësinë atij të qëndronte gjatë në vendlindjen e tij, Berat dhe të shijojë famën e arritur si futbollist i kombëtares tashmë.

“Nga vij unë e vetmja mënyrë në shtëpi për të mbijetuar ka qenë futbolli. Jam shumë krenar për veten time që ja arrita falë sakrificave të familjes sime dhe falë njerëzve si Polizon Kuqezi, ish-trajneri i Beratit që më ka ndihmuar, më ka dhënë rrogën e parë 175 mijë lekë dhe isha njeriu më I lumtur në botë, pasi mami më thoshte lëre futbollin se skami ilaç të lajmë rrobat, pasi fushat ishin me baltë”, ka thënë Uzuni.

Por, rreth dy vite më parë, Uzuni ishte një ndër të përjashtuarit për në finalet e Evropianit, Gjermani 2024, një peng i karrierës së tij.

“Unë besoj gjithmonë tek vetja ime, punoj fort dhe I dedikoj të gjithë kohën. Normalisht pjesa e europianit ka atë boshllëkun e vet në shpirtin tim, ai Evropian do të mbetet një boshllëk por uroj ta plotësoj me Botërorin”, ka thënë Uzuni.

Sa i përket kundërshtarit të radhës, së “play-off”-it, Uzuni është shprehur besimplotë.

“Normalisht nuk ka më ekipe të forta apo të dobëta, ne nuk po luajmë kundër Anglisë apo Gjermanisë po luajmë ndaj Polonisë, një ekip shumë I vështirë, por unë mendoj se shanset i kemi 50 me 50”, ka thënë Uzuni.

Uzuni ka edhe 3 vjet kontratë me Austin në ShBA, por Cagliari është një ndër skuadrat e interesuara, por jo vetëm ata e kanë joshur atë për një rikthim në Evropë edhe pse fakti që ka një kontratë e bën lojtarin kuqezi të rezervuar të flasë hapur, shkruan “TCh”.

“Varet ku do të ishte mundësia, në çfarë kampionati do të jetë kërkesa, por me këto gjëra merret menaxheri dhe ai më pas, i mbledh dhe zgjidhet opsioni më i mirë për mua”, ka thënë Uzuni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka dënuar me gjashtë vjet e…