“Na atje, ata këtu”, komedia televizive më 31 dhjetor në T7

27 dhjetor 2023 | 15:36

Nata e ndërrimit të moteve për shikuesit e T7 do të jetë e paharruar.

Krahas muzikës së pastër shqipe të kënduar nga zërat më të bukur të skenës shqiptare, festën e 31 dhjetorit do ta bëjë më të veçantë edhe komedia ‘’Na atje, ata këtu’’, e cila këtë vit vjen me pjesën e dytë.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm që pati pjesa e parë, treshja fantastike Fatmir Spahiu, Donat Qosja dhe Fatos Kryeziu janë bërë sërish bashkë për të sjellë shumë humor në shtëpitë tuaja.

Me skenar të Astrit Kabashi, komedia ‘’Na atje, ata këtu’’ do të vijë në ekranin e T7 nga ora 21:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), ka miratuar…