Përzgjidhen 10 shpresat olimpike 2024

27 dhjetor 2023 | 15:31

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), ka miratuar listën e komisionit të sportit për përzgjedhjen e 10 shpresave olimpike 2024, të cilët do të mbështeten nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport (MKRS). Bursistët, të moshës 15-21 vjeç, vijnë nga sportet e xhudos, mundjes, taekwondosë, boksit dhe atletikës.

Bursistët mbështeten me nga 150 euro në muaj, sipas rregullores së MKRS për mbështetjen e 10 shpresave olimpike Gjatë muajit janar ose shkurt, KOK-u do të përzgjedh edhe dhjetëra bursistë shpresa olimpike, të cilët mbështeten nga KOK-u. Gjatë vitit 2023, 35 bursistë u mbështeten me nga 150 euro në muaj.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "KOSOVO 10 SHPRESAT OLIMPIKE 2024 Bleron Ademi (Taekwondo) Jon Gashi (Taekwondo) Blin Kuka (Xhudo) Uvejs Nesimi (Xhudo) Donat Syla (Boks) Taulant Jakupi (Boks) Lonisa Reka (Mundje) Elsa Nikoci (Mundje) Sara Susuri (Atletikë) Granit Ahmeti (Atletikë) BKT Olive KING BANKA KOMBE TREGTARE HIBPETROL gjirafa.com HotelSRIUS KOSOVAPRESS"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka pezulluar dy subjekte politike, Partinë…