Nadal – Djokoviq, finalja në “Australian Open”

25 janar 2019 | 15:00

“Australian Open” ka kompletuar finalistët. Novak Djokoviq ka fituar ndaj Lucas Pouille duke u kualifikuar në finalen e “Australian Open”.

Tenisti serb ishte bindshëm më i mirë se kundërshtari i tij të cilin e mposhti me rezultat në sete 6-0, 6-2, 6-2. Djokoviq shfaqi formë të jashtëzakonshme në duelin e gjysmëfinales duke siguruar ballafaqimin për trofeun e kampionit.

Tenisti numër një në botë do të luajë kundër bartësit të dytë, Rafael Nadal në finale, të dielën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti i Greqisë ka ratifikuar marrëveshjen me Maqedoninë për zgjedhjen…