Nadali më i mirë në histori, Medvedevi synon ta zbresë Djokoviqin nga froni

24 shkurt 2022 | 16:40

Sezoni 2022 në tenis ka nisur me mjaft surpriza. Tenisti spanjoll Rafael Nadal vijon të jetë i pamposhtur këtë vit. Pas triumfit në Australian Open, ai e nisi me fitore edhe turneun e Akapulko, duke e çuar në 12 numrin e fitoreve radhazi këtë vit (0 humbje). Ky është fillimsezoni më i mirë në karrierën e Nadalit, që në vitin 2014 ishte ndalur në 11 fitore.

“Jam në formë të mirë dhe për mua ka rëndësi që t’i mbyll ndeshjet sa më shpejt të jetë e mundur, për ta ruajtur energjinë”, u shpreh Nadali.

Në këtë turne luan edhe rusi Daniil Medvedev, numri 2 në botë. Në rast triumfi në Akapulko ai do të jetë numri 1 në botë, duke zbritur nga froni Novak Djokoviq. Serbi aktualisht luan në turneun e Dubait, i kualifikuar në çerekfinale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para viteve 90-të, për arsye të represionit jugosllav dhe iluzioneve…