Nadali: Nuk e synoj rekordin e Federerit

11 qershor 2019 | 11:05

Rafael Nadal konfirmoi edhe një herë pathyeshmërinë e tij në grand slam të “Roland Garros”, ku korri suksesin numër 12. Në total, tenisti spanjoll ka fituar 18 herë në turnetë grand slam, duke qenë dy fitore pas Roger Federerit (20).

“Gjithçka duket e pabesueshme. Nuk arrin ta shpjegoj atë që ndiej. Nuk kisha menduar kurrë se do të arrija në këtë shifër, kur fitova në Paris për herë të parë në vitin 2005”, ka thënë Nadal. “Vjet luajta vetëm në 9 turne për shkak të dëmtimit, por edhe këtë vit kam pasur disa probleme fizike. Ndaj, ky triumf bëhet edhe më i veçantë. Nuk ka qenë e lehtë, pasi Thiem është një rival i fortë. Fitorja e këtij turneu më bën krenar”, u shpreh tenisti spanjoll.

Federeri me 20 grand slam është ende i paarritshëm. “Nuk mendoj për këtë rekord, nuk është një gjë që më shqetëson. Kjo është një sfidë që më motivon, por nuk jam i fiksuar. Për mua fakti që kam fituar 12 herë në ‘Roland Garros’ më bën të ndihem i lumtur dhe krenar. E vlerësoj më shumë se çdo statistikë tjetër”, ka deklaruar Nadali.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë zënë nga shembja e dheut dje në…