Nagavci: Gjatë javës merret vendimi për orarin mësimor

09 qershor 2021 | 12:10

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShT), Arbërie Nagavci, ka bërë me dije se gjatë kësaj jave do të merret vendimi nëse do të ketë ndryshim të orarit mësimor për pjesën e mbetur të këtij viti shkollor.

Nagavci ka thënë se nesër (e enjte) do të ketë një takim me task forcën në nivel të Kosovës, ndërsa të premten me Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA), për të diskutuar këtë çështje.

Sa i përket fillimit të vitit të ri shkollor, Nagavci ka thënë se besojnë se gjithçka do të fillojë me kohë.

“Për vitin e ardhshëm shkollor besojmë se që do të fillojë gjithçka me kohë. Ndërsa sa i përket këtij viti shkollor ne kemi të premten një mbledhjet me DKA-të. Ne kemi kërkuar edhe nga task forcat në nivel të komunave që të na njoftojnë për gjendjen në komuna. Nesër kemi edhe një takim të task forcës në nivel të Republikës së Kosovës edhe do të diskutohen të gjitha këto çështje që kanë të bëjnë me vazhdimin e procesit deri në përfundim të këtij viti shkollor”, ka thënë Nagavci, shkruan “Ksp”.

Aktualisht shkollat në të gjithë vendin janë duke e mbajtur mësimin me orar të shkurtuar, ndërsa ditëve të fundit pas rënies së numrit të rasteve të reja me Covid -19 ka pasur kërkesa që shkollat t’i rikthehen orarit të zakonshëm mësimor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri gjerman i shtetit për Evropë, Michael Roth, ka reaguar…