Nagavci kërkon të votohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Hoti

11 gusht 2020 | 12:29

Vetëvendosje ditë më parë ka kërkuar nga Partia Demokratike e Kosovës, nënshkrimet për mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Hoti.

Deputetja e Vetëvendosjes dhe nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje partive që bëjnë kritika për keqqeverisje dhe keqmenaxhim të qeverisë Hoti ta nënshkruajnë mocionin dhe ta votojnë, e jo të bëjnë deklarata e paraqitje joserioze nëpër studio televizive.

Nagavci ka thënë se Kosovës i duhen institucione të legjitimuara.

“Hipokrizi është të deklarosh diçka e të veprosh diçka tjetër. Grupi parlamentar i Lëvizjes ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për Mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, sepse beson se janë të shumta argumentet që e dëshmojnë̈ se kjo qeveri është̈ e papërgjegjshme dhe e paaftë. Vendit i duhen institucione të legjitimuara, me udhëheqës të ndershëm, të besueshëm e profesionist. Partitë dhe përfaqësuesit e tyre që bëjnë kritika për keqqeverisje dhe keqmenaxhim të qeverisë Hoti, i ftojmë të nënshkruajnë kërkesën për mocion dhe pastaj ta votojnë atë”.

“Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë të paktën le të na kursejnē nga deklarata e paraqitje joserioze e të pa sinqerta në Kuvend, konferenca e studio televizive. Qytetarët, bizneset, institucionet kanë brenga e po përballen me shumë sfida. Koha është për veprime konkrete e të shpejta, jo për deklarata të paqëndrueshme e kalkulime partiake”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bilancet e tyre nuk kuadrojnë më. Algjerisë i duhet që…