Nagavci: Mësimi duhet të zhvillohet me prezencë fizike

09 janar 2022 | 17:22

Ministrja e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë mësimor, ka thënë se mësimi duhet të zhvillohet me prani fizike, ndërkaq ka treguar se kur mund të shfrytëzohen edhe skenarët e tjerë.

“Të dashur mësimdhënës, nxënës dhe të gjithë të punësuar në shkolla. Shpresoj të keni kaluar festa e pushime të gëzuara, e të riktheheni në shkolla për të filluar gjysmë vjetorin e dytë me energji të reja, kureshtje e pasion për të mësuar më shumë. Në mënyrë që të kemi cilësi më të mirë, institucionet shkollore duhet të mbesin të hapura e mësimi të zhvillohet me prezencë fizike dhe kjo kërkon punë e përgjegjësi nga të gjithë ne. Mësimi do të vazhdojë të zhvillohet sipas Udhëzuesit i cili parasheh 4 skenarë”, ka shkruar Nagavci në “Facebook”.

Ajo tha se nëse në ndonjë prej shkollave ka rritje të rasteve pozitive me COVID-19, procesi mësimor do të vazhdohet sipas skenarëve, përfshirë mësimin nga distanca, apo me numër të kufizuar të nxënësve, varësisht se si përcaktohet nga Task Forcat në nivel komune.

Sipas saj video-mësimet do të transmetohen në televizionin publik (kanali RTK4), dhe mund të gjenden edhe në kanalin zyrtar të MAShTI.

“Ju ftoj për kujdes të shtuar e respektim të masave mbrojtëse në mënyrë që ta ruajmë shëndetin publik e të kemi mbarëvajtje të procesit mësimor. Nga zemra ju dëshiroj shumë suksese të gjithëve!:, ka vazhduar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Greqia vijon të ketë shifra të larta infektimesh. Raportohet se…