Nagavci: Subvencionimi i blerjes së librave përmbush plotësisht obligimin ligjor
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovaconit, Arbërie Nagavci, ka mbrojtur opsionin e Qeverisë për t’i subvencionuar prindërit për blerjen e librave shkollore për nxënësit.
Në seancës e jashtëzakonshme të Kuvendit që po mbahet sot lidhur me këtë çështje, ajo ka thënë se ky opsion e përmbush obligimin ligjor.
“Subvencionimi i prindërve jo vetëm që përmbush plotësisht obligimin ligjor, por do të pamundësohen komuna që ashtu siç kanë ndodhur në të kaluarën të bëjnë kërkesa apo ministria të dërgon tekste pa asnjë analizë dhe të përfundoj në podrumet e shkollave”, ka thënë ajo.
Ministrja Nagavci, ka bërë me dije se deri me tani nuk kanë marrë ndonjë ankesë nga komunar për mungesë të teksteve.
“Për informatën tuaj, nga asnjë komunë ne nuk kemi marrë njoftim që kanë mungesë apo vështirësi me tekste”, ka thënë Nagavci.



