Nagavci tregon sa vota i ka LV-ja për Konjufcën
Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavaci, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 57 vota për ta votuar mandatarin për kryeministër Glauk Konjufca.
Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë atë që i ka takuar si parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, por që vullnetin e njëjtë nuk e kishin partitë e ish-opozitës.
“Tani ju e dini ne si LV-ja kemi dërguar ftesë për të arritur marrëveshje politike, kemi dërguar disa herë ftesë te LDK-ja, kemi pasur një bashkëpunim edhe me partitë tjera të paktën një tendencë për bashkëpunim, por ka qenë e qartë se nuk ka gatishmëri nga partitë tjera që të kemi një marrëveshje në këtë drejtime , tashmë është e qartë se ne shumë shpejt do të kemi zgjedhje të reja andaj sikur që e thash LV-ja ka bërë konsensusin e saj duke ofruar Konjufcën si kandidat për kryeministër. Dhe ne këtë pikë besojmë që kemi bërë atë që na takon si fituese e zgjedhjeve nëse megjithatë atë mungon vullneti i partive tjera për të dhënë votat e mjaftueshme për votimin e qeverisë atëherë natyrisht se ne jemi të përgatitur edhe për zgjedhje të reja”, ka thënë ajo për “RTV21”.
Më tutje, Nagavci ka thënë se kanë siguruar një votë plus, nga ato sa ishin për Albin Kurti kur u hedh në votim në seancën e 26 tetorit e ku dështoi t’i marrë votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë e re.
“Kemi të gjitha votat që kanë qenë dhe për qeverinë Kurti është së paku edhe një votë me aq sa ka qenë deri më sot, nuk e di gjatë këtyre ditëve të fundit a ka ndonjë qëndrim tjetër por gjithsesi deri nesër ne do të shohim se si do të jenë qëndrimet e deputetëve”, ka thënë ajo.



