Nagavci: Vendi po shkon drejt një katastrofe humanitare

30 korrik 2020 | 12:29

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e LV-së , Arbërie Nagavci, në seancën e jashtëzakonshme për rishikimin e buxhetit ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin e pandemisë.

Ajo ka thënë se vendi është duke shkuar drejt një katastrofe humanitare dhe ekonomike.

Sipas saj, sjellja e Qeverisë së Kosovës nuk është aspak në nivel të përgjegjësisë.

“Nuk e di cila çështje është më e rëndësishme sesa shëndeti i qytetarëve, për fat të keq jemi duke shkuar drejt një katastrofe humanitare”, ka deklaruar  ajo, duke shtuar se të dyshuarit me covid nuk po trajtohen.

“Shumica e të dyshuarve me koronavirus jo se nuk po trajtohen por as nuk po kanë mundësi të testohen. Në këtë situatë, sjellja e qeverisë nuk është aspak në nivel të përgjegjësisë”, ka deklaruar Nagavci .

(M.K /  Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Afrikë ka…