Nagelsmann: Neueri mbetet kapiten i Bayernit

08 korrik 2021 | 09:59

Trajneri i ri i Bayern Munchenit, Julian Nagelsmann, ka bërë me dije se portieri Manuel Neuer do të mbetet kapiten i skuadrës edhe në të ardhmen.

“Manuel Neuer do të mbetet kapiten. Ai është një kapiten i jashtëzakonshëm. E njëjta gjë vlen edhe për këshillin e ekipit. David Alaba u largua. Ne do të emërojmë një lojtar në vend të tij. Këshilli i ekipit siguron që gjërat të diskutohen në një grup më të vogël. Ne do të vazhdojmë në atë mënyrë”, ka deklaruar Nagelsmann.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 4 milionë persona kanë vdekur nga Covid-19, sëmundja që…