
Nagelsmann shihet si pasardhës i Zidane te Reali
30 mars 2021
| 10:43
Zinedine Zidane ka kontratë deri në verën e vitit 2022 me Real Madridin, por nuk është e thënë që ta zbatojë atë deri në fund.
Kombëtarja e Francës dhe Juventusi janë dy opsione që e tundojnë 48-vjeçarin. “Los Blancos” nuk duan të mbeten të papërgatitur dhe kanë piketuar pasardhësin e francezit. “Sport.es” raporton se i preferuari i presidentit Florentino Perez është Julian Nagelsmann.
33-vjeçari po bën një punë të shkëlqyer nën drejtimin e Leipzigut, teksa njihet për aftësitë e mëdha taktike dhe futbollin e bukur që praktikon. Nagelsmann është zgjedhja e parë e kampionëve të Spanjës, duke parakaluar emra si Joachim Low, Raul apo Massimiliano Allegri.