Naim Lushi i bashkohet AAK-së

17 nëntor 2018 | 17:41

Kryetari i Degës së AAK-së në Pejë, Ali Berisha, ka bërë me dije se kësaj partie i është bashkuar veprimtari politik Naim Lushi. 

“Sot në rrugëtimin tonë drejt një të ardhme më të mirë për qytetarët e Pejës, na u bashkua veprimtari shumëvjeçar i çështjes kombëtare, luftëtari për lirinë e Kosovës, poeti dhe veprimtari politik Naim Lushi”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se konsolidimi dhe forcimi i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë po bëhet falë angazhimit te çdo anëtari dhe aktivisti të kësaj dege. 

Sot në rrugëtimin tonë drejt një të ardhme më të mirë për qytetarët e Pejës, na u bashkua veprimtari shumëvjeçar i…

Gepostet von Ali Berisha am Samstag, 17. November 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka postuar një…