Lahi Brahimaj: Luani ishte sinonim i aspiratave shekullore të shqiptarëve

17 nëntor 2018 | 17:33

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka postuar një mesazh në llogarinë e vet në “Facebook” me rastin e ditëlindjes së 45-të të heroit Luan Haradinaj.

Brahimaj ka thënë se Luani ishte sinonim i pikëpamjeve dhe aspiratave shekullore të shqiptarëve, organizator i luftës çlirimtare dhe pjesëmarrës në shumë aksione kundër armikut. 

“Në embrionin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin djemt më të zot të Kosovës, të cilët nuk kursyen asgjë, deri në frymën e fundit, për çlirimin e vendit. Luani ishte sinonim i pikëpamjeve dhe aspiratave shekullore të shqiptarëve, organizator i luftës çlirimtare dhe pjesëmarrës në shumë aksione kundër armikut. 

Luani në mbamendjen e popullit tonë, përherë do të kujtohet si shembulli më i mirë i luftëtarit të lirisë.

Edhe sot në ditëlindjen e 45-të, Nipi im, Luan i till je për të gjithë, shtatëlartë e ballin drejt, roje i përjetshëm i trojeve stërgjyshore.

Prandaj të them edhe urime ditëlindjen, edhe me përulje, Lavdi jetës dhe veprës tënde!”, ka shkruar Brahimaj.

Në embrionin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin djemt më të zot të Kosovës, të cilët nuk kursyen asgjë, deri në…

Gepostet von Lahi Brahimaj am Samstag, 17. November 2018

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e prokurorisë duke…