Naim Maloku nderohet me medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe emërohet këshilltar i Haradinajt

07 maj 2019 | 10:09

Kryeministri Ramush Haradinaj mëngjesin e sotëm ka takuar një nga eprorët e UÇK-së, Naim Malokun, të cilit në shenjë mirënjohje i ka ndarë Medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Si dhe ka emëruar edhe këshilltar politik.

“Kënaqësi ta prisja këtë mëngjes veprimtarin e hershëm të çështjës shqiptare, eprorin e UÇK-së dhe bashkëpunëtorin tim të afërt. Naim Maloku një jetë qëndroi në shërbim të Kosovës. Në shenjë mirënjohje i kam dhuruar Medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe poashtu pata nderin ta emëroj këshilltar politik”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e martë), në fshatin Llaushë të Besianës do të…