Naim Maloku në gjendje të rëndë shëndetësore, por me shpresë që do ta fitojë edhe këtë betejë

18 qershor 23:20

Ish oficeri i lartë i UÇK-së, eksperti i sigurisë dhe ish-deputeti i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Naim Maloku, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Djali i tij ka publikuar fotografi të Malokut, i cili shihet i shtrirë në spital.

“Sikur shumë beteja, edhe kjo qoftë e kalume baba jem”, ka shkruar Migjen Maloku, djali i ish-deputetit.

Maloku ka qenë pjesë e UÇK-së dhe ka luftuar kryesisht në Zonën e Dukagjinit.

Ai llogaritet si një nga njohësit më të mirë të sigurisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë gjermane dhe Prokurorinë…