Detaje nga aksioni i Policisë së Kosovës dhe asaj së Gjermanisë

18 qershor 2019 | 22:47

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë gjermane dhe Prokurorinë Speciale në Kosovë sot kanë kryer disa bastisje në gjashtë lokacione në Prishtinë dhe Ferizaj.

Operacioni i zhvilluar ka pasur për qëllim gjetjen e dëshmive materiale lidhur me vërtetimin e veprës penale “Pastrim i parave”, të cilën dyshohet ta kenë kryer persona të dyshuar të involvuar.

Bastisjet janë kryer në qytetin e Prishtinës në dy lokacione, ndërsa në qytetin e Ferizajt në katër lokacione.

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar: 63/foldera me dokumentacione të ndryshme në lidhje me aktivitetin e bizneseve të një kompanie, janë konfiskuar një numër i madhe i hard-disqeve të kompjuterëve, USB dhe pajisjeve tjera elektronike, janë sekuestruar gjithësej edhe 6296,50 euro, 12 ora dore të llojeve të ndryshme si Armani, Rolex, Festina, Fossil, Svatsh, Boss, një veturë e tipit Porshe si dhe një mortor i tipit Yamaha.

Sipas Policisë së Kosovës, me vendim të Prokurorit të prokurorisë speciale të dyshuarve u janë ngrirë të gjitha llogaritë bankare biznesore dhe ato personale. “Po ashtu u janë ngrirë 8 parcela tokësore prona të të dyshuarve, këtu hyjnë edhe dy shtëpi banimi të cilat gjenden në lagjen Marigona në Çagllavicë. Të dyshuarit nuk janë gjendur në shtëpitë e tyre, kështu që janë urdhëruar që të paraqiten pranë autoriteteve për t’u intervistuar në ditët në vijim”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim për ngritjen e shtatores…